Art&Argëtim

Nuk ka qetësi për Shakirën! Këngëtarja përballet me një hetim të ri të gjykatës spanjolle

Shakira do të hetohet për mashtrim mbi të ardhurat dhe tatimin në vitin 2018.

20 Korrik 2023, 15:13 Nga f.i
Nuk ka qetësi për Shakirën! Këngëtarja përballet
Shakira

SPANJË- Këngëtarja Shakira do të hetohet për mashtrim mbi të ardhurat dhe tatimin në vitin 2018, tha të enjten një gjykatë spanjolle, shkruan reuters.

Shakira pritet të gjykohet në fund të vitit për një tjetër çështje lidhur me 14.5 milionë euro taksa të prapambetura që i detyrohet për periudhën 2012-2014. Në këtë rast, prokurori kërkon deri në tetë vjet burg për këngëtaren 46-vjeçare, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak.

Emri i saj u shfaq në Pandora Papers, ku u zbulua informacioni se ajo dyshohet se përdorte kompanitë e saj offshore për të menaxhuar biznesin e saj muzikor në mbarë botën.

shakira

Sondazh

Poll