Art&Argëtim

Tirana ‘kërcen’ me ritme latine, Ricky Martin: Duhet të jeni krenar për vendin tuaj, do rikthehem sërish

Këngëtari Ricky Martin është ngjitur në skenën e sheshit “Skënderbej”, ku dhe do të performojë për herë të parë në vendin tonë.

20 Korrik 2023, 22:38 Nga DOSJA
Tirana ‘kërcen’ me ritme latine, Ricky Martin: Duhet të
Ricky Martin

TIRANË- Këngëtari Ricky Martin është ngjitur në skenën e sheshit “Skënderbej”, ku dhe do të performojë për herë të parë në vendin tonë. Ai pritet që të elektrizojë Tiranën me ritmin e muzikës latine. Para performancës live, këngëtari ka përcjellë një mesazh të bukur për vendin tonë, ndërsa premtoi që do të rikthehet sërish.

"Dashuria që kam marrë në këtë qytet të bukur është e mrekullueshme. Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit! Duhet të rikthehem për shumë gjatë, ju premtoj që do jem këtu. Do ju njoh, duhet të jeni shumë krenar për vendin tuaj”, tha Ricky Martin.

 

 

Sondazh

Poll