Art&Argëtim

Zbulohet familja prej 7 personash e cila kishte 9 vite qe jetonte e izoluar në bodrumin e shtëpisë

15 Tetor 2019, 15:08 Nga DOSJA
Zbulohet familja prej 7 personash e cila kishte 9 vite qe jetonte e izoluar

HOLANDË – Një histori e pazakontë vjen nga Holanda, ku është zbuluar se një familje e përbërë nga 7 përsona, kishte pothuajse 9 vite që jetonte në bodrumin e shtëpisë, e izoluar totalisht nga bota e jashtme.

Familja jetonte në një fermë të vogël në qytetin e Meppel, me saktë në bodrumin e fermës, dhe  përbëhej nga 6 fëmijë të moshës 16 e deri në 25 vjeç, si dhe nga babai i tyre.

Djali më i madh i fëmijëve, 25-vjeçari, kishte mundur të arratisej nga bodrumi i shtëpisë, dhe kishte shkuar në një bar pranë qytetit, ku kishte folur me pronarin e barit, dhe i kishte treguar atij historinë e tij.

Pronari i barit më pas kishte lajmëruar policinë, e cila kishte shkuar në fermën e përfolur.

Policia gjatë hyrjes në fermë, ka zbuluar një derë të vogël, e cila të çonte në bodrumin e shtëpisë.

Aty ajo ka gjetur babain e fëmijëve, të shtrirë në shtrat pasi kishte kaluar një atak në zemër disa kohë më parë.

Ata e kanë arrestuar babain me akuzën e mos kallzimit dhe mos ndihmesës për të zbardhur ngjarjen.

Fëmijët ishin mbyllur në bodrum nga babai, i cili mendonte se po i shpëtonte ata nga ardhja e fundit të botës.

Hetimet për zbardhjen e çështjes vazhdojnë.

Burimi:DailyMail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim gjenden femijet e mbyllur per 9 vite ne bodrum mappel gjenden femijet e mbyllur per 9 vite ne bodrum mappel

Sondazh

Poll