Art&Argëtim

Hëna e plotë nga malet shqiptare “pushton” qiellin e Italisë dhe i jep asaj pamje unike

15 Tetor 2019, 11:09 Nga DOSJA
Hëna e plotë nga malet shqiptare “pushton” qiellin e

ITALI- Hëna e plotë që shfaqet nga malet shqiptare ka befasuar krahinën italiane përballë jugut të Shqipërisë, Salenton. Dy fotografë të njohur italianë, Giusy de Santis dhe Luigi Marzo kanë fotografuar spektaklin që ka dhuruar hëna e plotë e dalë nga Mali i Çikës në Shqipëri.

Hëna ka dominuar qiellin mbi Otranto më 13 tetor dhe ka krijuar një kompozim shumë të vecantë. Nga njëra anë është katedralja, në të majtë është Hena që del nga Shqipëria, shkruan repubblica.it. Nuk është hera e parë që malet shqiptare shihen nga bregu salentin, dhe dy fotografët nuk e kanë lënë këtë rast tu ikë nga duart. Hëna e plotë ka befasur Salenton dhe i ka dhënë asaj një pamje unikale.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete hena e plote nga malet shqiptare hena e plote nga malet shqiptare

Sondazh

Poll