Art&Argëtim

E frikshme/ Krijohet tabela më e madhe Ouija në botë, qëllimi i të cilës është thërritja e shpirtrave

15 Tetor 2019, 13:25 Nga DOSJA
E frikshme/ Krijohet tabela më e madhe Ouija në botë,

MASSACHUSETTS Në qytetin e Salemit, në Massachusetts, ku kanë dalë jo pak gojëdhëna për shtrigat apo për historitë e ndryshme me fantazma, është krijuar në 12 tetor gjithashtu dhe tabela më e madhe e Ouijës, në botë.

Për ju të cilët nuk keni dëgjuar ndonjëherë për tabelat Ouija, ato mbahen si portë komunikimi midis botës sonë dhe botës së vdekur.

Tabela ka të gdhendura në të shkronjat e alfabetit, numrat nga 1 te 10-ta, si dhe fjalët Po dhe Jo.

Me anë të një dërrase të vogël, mbi të cilën vendosen gishtat tregues të të gjithë pjesëmarrësve në lojë, njerëzit që marrin pjesë, bëjnë pytje të ndryshme dhe më pas ‘shpirtrat’ që ata kanë thirrur, i përgjigjen pyetjeve duke e drejtuar dërrasen nga shkronjat apo numrat e ndryshëm, ose drejt po-së apo jo-së, në varësi të pyetjes.

Kjo lojë ka shumë dekada që zhvillohet, e madje disa vende e kanë konsideruar atë të rrezikshme, e disa të tjerë e kanë ndaluar plotësisht përdorimin e saj.

Por në Salem, kjo gjë është kthyer në një traditë për banorët, të cilët kanë thyer rekordin duke ndërtuar kështu dhe tabelën më të madhë Ouija në botë, ku mund të luajnë plot 99 persona.

Tabela pritet të hyjë në përdorim javës që vjen, dhe ende nuk dihet çdo të ndodhë me të.

Për skeptikët ndërtimi i saj është veçse një humbje kohe, e për supersticiozët, një tabelë Ouija e përmasave të tilla, nuk duhej të ishte ndërtuar kurrë.

Burimi:Theconfessional

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete salem tabela ouija salem tabela ouija

Sondazh

Poll