Aktualitet

Rrahën shefin e Policisë Bashkiake në Bulqizë, shpallen në kërkim 3 autorët

21 Korrik 2023, 11:51 Nga f.i
Rrahën shefin e Policisë Bashkiake në Bulqizë, shpallen
foto ilustruese

BULQIZË- Shefi i policisë Bashkiake në Bulqizë është dhunuar brutalisht nga 3 persona. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorët, Fadil Tërnova 45 vjeç, Denis Tërnova 18 vjeç dhe Elidon Karaj 25 vjeç. 

Njoftimi i policisë:

Goditën me grushte, për shkak të detyrës, shefin e Policisë Bashkiake Bulqizë, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 3 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Këta 3 shtetas, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë.  

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

dhunohet shefi i policise bulqize

Sondazh

Poll