Aktualitet

Alarm fals për bombë, zbulohet autori i telefonatës anonime nga burgu i Drenovës, gjyqtari Kuqo: S’dua mbrojtje

15 Tetor 2019, 12:07 Nga DOSJA
Alarm fals për bombë, zbulohet autori i telefonatës anonime nga

KORÇË- Një telefonatë e rremë ka shkaktuar alarm për bombë në Korçë. Gjyqtari Markelian Kuqo ka marrë një telefonatë anonime, e cila thoshte se në makinën e tij është vendosur një bombë. Makina e tij ka qenë e parkuar para Gjykatës së Korçës. FNSH dhe forcat e policisë kanë rrethuar të gjithë zonën, dhe janë bërë gati të bëjnë shpërthimin e kontrolluar të saj.

Policia zbuloi se telefonata kërcënuese është bërë nga burgu i Drenovës. Vetë gjyqtari ka thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen, ndërsa ka shtuar se telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut të tij. Mes të tjerash, ai ka deklaruar se nuk ka nevojë për mbrojtjen e shtetit.

“Telefonata erdhi nga grushti kriminel i atdheut tim. Jam i qetë, nuk kam asnjë lloj dijenie”, u shpreh Kuqo. Uniformat blu dhe Njësia Antieksploziv raportojnë se kanë rrethuar menjëherë zonën, ku pas veprimeve të kryera nuk është gjetur sasi plasëse.

Ndërkohë që Policia nga ana tjetër bën me dije se ka identifikuar autorin e telefonatës dhe ai është Naim Behari. Behari është i dënuar për vrasjen e një taksisti.

Kush është Markelian Kuqo? 

Markelian Kuqo është gjyqtar pranë gjykatës së Korçës. Ai liroi nga burgu Gert Gjinarari, i njohur si “i forti i Tiranës”, i cili vrau Naim Zyberin, vendim ky që u shoqërua me mjaft bujë asokohe. Kërkesa e Gjinararit për liri me kusht, është kundërshtuar nga Prokuroria, e cila pritet të apelojë vendimin e gjykatës së shkallës së pare. Edhe pse gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Gjinararit, Prokuroria e Korçës ka refuzuar ekzekutimin e urdhërit, duke e lënë ende pas hekurave 45-vjeçarin. Burime konfidenciale i thanë se Prokuroria ka konstatuar pasaktësi në vendimin e gjykatës, të tilla vendime e bëjnë të pamundur nxjerrjen e urdhërit të ekzekutimit dhe lirimin e Gjinararit.

(A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarm per bombe ne makinen e gjyqtarit korce markelian kuqo alarm per bombe ne makinen e gjyqtarit korce markelian kuqo

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2019, 10:54

Kosovë- Vlora (emri i vërtetë i njohur për redaksinë) ka shkuar në Siri shumë e re. Ajo ende ka frikë nga dora e zgjatur e IS. Ndaj kushti për bisedë ka qenë që...