Aktualitet

Tragjedia në SHBA/ Humbën jetën dy kushërinjtë shqiptar, e gjithë shkolla në zi, detaje për ceremoninë mortore

15 Tetor 2019, 12:51 Nga DOSJA
Tragjedia në SHBA/ Humbën jetën dy kushërinjtë

SHBA- Tragjedia e rëndë e familjes shiptare ndodhi ditën e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku si shkak i një aksidenti dy adoleshentët,vajza Saniha Çekiç dhe djali shqiptar Altin Nezaj humbën jetën.

Pas kësaj ngjarje të rëndë familjarët kanë dhënë detaje mbi ceremoninë mortore të të dy të rinjve.

Familja shqiptare e Xhevdet e Syzana Nezaj, nga familja e Halil Uke Nezaj, ka njoftuar se ceremonia mortore e djalit të tyre të ndjerë Altin Nezaj, 17 vjeç, do të zhvillohet të martën 15 Tetor 2019, nga Ora 2.00 .P.M.deri në 9 .P.M, në Shtëpinë mortore:

Rugghiero & Sons Inc. Funeral Home, që ndodhet në adresën:

732 Yonkers Avenue

YONKERS, NY 10704

Tel: 914-375-1400

Ndërsa varrimi do të bëhet të mërkurën më 16 tetor 2019, në Kensico Cemetery, në adresën:

273 Lakeviww Avenue

Valhalla, NY 10595.

“Ne e gjejmë veten në mes të një tragjedie të tmerrshme, të tmerrshme. Dy studentë u përfshinë në një aksident të tmerrshëm dje. Ne do të kujtojmë gjithmonë Altin Nezaj si një student dhe atlet shumë të mire.”-është shprehur inspektori Marco Pochintesta për mediat ditën e djeshme.

“Nuk mund të duroj. Nuk e di pse … gruaja ime është e shkatërruar. Ajo është vajza e vetme që kam. Ajo është binjake. Djali im … ata janë vetëm 15 vjeç. Djali im është shkatërruar. Nëse ka një engjëll, ajo është një engjëll. Vetëm 15 vjeç, kishte gjithë jetën para”, ka thënë Began Çekiç babai i vajzës së ndjerë.

Began Cekiç shtoi se vajza e tij me origjinë kosovare ishin kushërinj me djalns shqiptar ishin, dhe të dy janë aksidentuar teksa po kalonin fundjavën në shtëpinë e tezes së saj.

Ata ishin duke mbyllur pishinën për sezonin dhe shkuan të shkojnë për të blerë pije ose diçka tjetër. Ky ishte fati i saj”,– u shpreh ai me lot në sy.

BURIMI:  newyork

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne shba altin nezaj dy adoleshentët humbin jeten kushërinjtë shqiptar saniha çekiç shba shqiptari vdes ne shba aksidenti ne shba altin nezaj dy adoleshentët humbin jeten kushërinjtë shqiptar saniha çekiç shba shqiptari vdes ne shba

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2019, 10:54

Kosovë- Vlora (emri i vërtetë i njohur për redaksinë) ka shkuar në Siri shumë e re. Ajo ende ka frikë nga dora e zgjatur e IS. Ndaj kushti për bisedë ka qenë që...