Bota

Greqia drejt miratimit të projektligjit që i hap rrugë votimit të emigrantëve, mbështetet nga 220 deputetë

Nga ana tjetër, KKE dhe SYRIZA këmbëngulën në ruajtjen e kushteve që sipas tyre sigurojnë që vetëm emigrantët që kanë lidhje të forta me atdheun do të kenë lehtësira për të ushtruar të drejtën e votës.

20 Korrik 2023, 17:22 Nga a.l
Greqia drejt miratimit të projektligjit që i hap rrugë votimit
Parlamenti në Greqi

GREQI- Një shumicë prej 220 deputetësh në Kuvendin e Greqisë votuan 'Pro' për miratimin e projektligjit që heq pengesat për votën e emigrantëve grekë jashtë vendit. 

Siç raporton Protothema.gr, gjatë leximit të parë të rregulloreve të propozuara në komisionin përkatës të Kuvendit, përfaqësuesit e ND-së, PASOK- ut, “Spartanëve”, “Fitorja” dhe “Lundrimi i Lirisë”, ishin “Pro” votës së emigrantëve.

Nga ana tjetër, KKE dhe SYRIZA këmbëngulën në ruajtjen e kushteve që sipas tyre sigurojnë që vetëm emigrantët që kanë lidhje të forta me atdheun do të kenë lehtësira për të ushtruar të drejtën e votës.

Debati nisi me prezantimin fillestar nga ministri i Brendshëm, Nikis Kerameos, i cili nënvizoi situatën e favorshme politike për heqjen e të gjitha pengesave në procesin e votimit të grekëve jashtë vendit.

greqi

Sondazh

Poll