Sport

Tirana mbërrin në Batumi të Gjeorgjisë, nesër ndeshja e kthimit ndaj Dinamos!

Skuadra e Tiranës udhëtoi mëngjesin e sotëm drejt Gjeorgjisë, për ndeshjen e kthimit që do të luajë ditën e enjte ndaj Dinamos së Batumit. Ndeshja e pare në Tiranë është mbyllur 1-1

19 Korrik 2023, 10:38 Nga DOSJA

Tirana mbërrin në Batumi të Gjeorgjisë, nesër ndeshja e

GJEORGJI - Pasi një udhëtoi me charter prej 3 orësh e 40 minuta, bardheblutë e Tiranës zbritën në Gjeorgji, ku pasditen e sotme do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin, ku do të luhet ndeshja dhe konferencën për shtyp të trajnerit Orges Shehi dhe kapitenit të ekipit.

Tirana mbërrin në Batumi të Gjeorgjisë, nesër ndeshja e

Tirana mbërrin në Batumi të Gjeorgjisë, nesër ndeshja e

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Conference League. Takimi i parë i luajtur në Tiranë u mbyll me shifrat 1-1, ku Tirana barazoi në minutën e 93-të me Regi Lushkjen. Ky rezultat lë  hapur kualifikimin për këtë ndeshje kthimi, ku gjithçka fillon nga zero.

Tirana mbërrin në Batumi të Gjeorgjisë, nesër ndeshja e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll