Bota

Zëvendëskryeministri i Serbisë: Takimi Vuçiç- Stoltenberg mundësi për të dëgjuar palën serbe për tensionet në Kosovë

Ai theksoi se takimi Vuçiç me Stoltenberg është i rëndësishëm sepse NATO është një faktor kyç dhe kërkon nga KFOR-i që të garantojë sigurinë e së drejtës dhe lirinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht grupet minoritare dhe serbët.

19 Korrik 2023, 11:07 Nga f.i
Zëvendëskryeministri i Serbisë: Takimi Vuçiç-
Millosh Vuçeviç

SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç tha se takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel është një mundësi për të dëgjuar se si Serbia i percepton ngjarjet në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.

"Vuçiç ka pasur një sërë takimesh dhe marrëdhënie të mira me Stoltenberg, dhe ky takim është një mundësi për të dëgjuar edhe palën serbe, pra faktografinë se si Serbia i kupton dhe i përjeton ngjarjet në Kosovë, vazhdimësinë e terrorit dhe frikësimit të serbëve, regjimit që Kurti e zbaton me këmbëngulje”, -tha ai.

Ai theksoi se takimi Vuçiç me Stoltenberg është i rëndësishëm sepse NATO është një faktor kyç dhe kërkon nga KFOR-i që të garantojë sigurinë e së drejtës dhe lirinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht grupet minoritare dhe serbët.

Ndër të tjera Vuçeviç beson se të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë kanë të njëjtin synim politik, që është që Kosova të jetë plotësisht e pavarur dhe të shkojë në procesin e bashkimit me Shqipërinë dhe se Kurti është më transparenti dhe më radikal në arritjen e këtij qëllimi. 

millosh vuçeviç tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll