Aktualitet

FOTOT/ Shembet me tritol një vilë 5-katëshe në Tiranë, banorët e përlotur: Do ndjekim rrugën ligjore

Ndërsa një nga pronarët e vilës ka deklaruar i përlotur se do të ndjekin rrugën ligjore për dëmshpërblimin e saj

19 Korrik 2023, 10:57 Nga I.A

FOTOT/ Shembet me tritol një vilë 5-katëshe në Tiranë,

TIRANË- Një vilë 5-katëshe është shembur ditën e sotme në Tiranë me tritol. Vila u hdodh në erë, për shkak të punimeve të Unazës së Madhe. Pronarët e ndërtesës nuk kanë qenë kundër prishjes, por duan dëmshpërblimin në vlerën e tregut për ndërtesën. Në momentin e hedhjes në erë ata kanë shpërthyer në lot. Ndërsa një nga pronarët e vilës ka deklaruar i përlotur se do të ndjekin rrugën ligjore për dëmshpërblimin e saj

"Ne nuk jemi kundër zhvillimit, jemi kundër vlerës. ARRSH ka dalë me vlerë më të ulët, ASHK me vlerë tjetër. Duam që drejtësia të bëjë punën e vetë. Ne jemi që djersa dhe mundi i 32 viteve të vlerësohet. Ne do të ndjekim rrugën ligjore, do jetë kalvar i gjatë por ne do ta ndjekim," tha një prej banorëve të shtëpisë. 

shembet vila me tritol ne tirane

Sondazh

Poll