Aktualitet

Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve që vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi

Viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

19 Korrik 2023, 10:07 Nga k.m.
Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve që vdiqën në aksidentin
Pamje nga aksidenti

GREQI- Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve që humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në Edessa të Greqisë. Sipas mediave greke, viktimat janë identifikuar si: Besim Mucaj 27.03.1968; Ilir Daci 28.07.1973; Ergin Peposhi 23.09.2004; Ardit Peposhi 06.12.2007 dhe Gazmend Brahaj, 07.07.1976. Të gjithë, dyshohet se ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

greqi vdesin 5 shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll