Bota

Pas Putin, Parlamenti Evropian kërkon arrestimin e Lukashenkos

Organi legjislativ i BE-së theksoi se Bjellorusia nën regjimin e Lukashenkos mban përgjegjësi për krimet e kryera kundër Ukrainës, veçanërisht për dëbimin e fëmijëve ukrainas.

19 Korrik 2023, 09:31 Nga f.i
Pas Putin, Parlamenti Evropian kërkon arrestimin e Lukashenkos
Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko

RUSI- Parlamenti Evropian i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) të lëshojë një urdhër arresti për presidentin bjellorus, Alexandër Lukashenko, raportojnë mediat e huaja.

“Me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) që tashmë ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova, eurodeputetët i bëjnë thirrje GJNP-së që të shqyrtojë një urdhër arresti për Alexandër Lukashenko", tha parlamenti në deklaratën e saj.

Organi legjislativ i BE-së theksoi se Bjellorusia nën regjimin e Lukashenkos mban përgjegjësi për krimet e kryera kundër Ukrainës, veçanërisht për dëbimin e fëmijëve ukrainas. 

Raporti u bën thirrje institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare që të të marrë të gjitha hapat e nevojshëm në nivel ndërkombëtar për të mundësuar ndjekjen penale të atyre liderëve politikë dhe ushtarakë përgjegjës për krimet kundër njerëzimit.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll