Bota

Belgjikë/ Sekuestrohen 7 ton kokainë të fshehur në kontejnerë me banane

Kjo është sasia më e madhe e kapur në Antwerp që nga fillimi i vitit, tha një zëdhënës i autoriteteve doganore belge për AFP

18 Korrik 2023, 22:26 Nga m.s
Belgjikë/ Sekuestrohen 7 ton kokainë të fshehur në
policia belge

BELGJIKË- Pothuajse 7 ton kokainë u kapën në portin e Antwerpen të dielën, njoftoi sot prokuroria, duke theksuar se droga ishte fshehur në kontejnerë me banane nga Ekuadori. Kjo është sasia më e madhe e kapur në Antwerp që nga fillimi i vitit, tha një zëdhënës i autoriteteve doganore belge për AFP. Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona të dyshuar, të moshës 23-50 vjeç, të cilët pasi kanë dëshmuar para hetuesisë, janë dërguar në burg.

Javën e kaluar, autoritetet doganore belge njoftuan se në gjysmën e parë të vitit 2023 kishin sekuestruar 43.3 ton kokainë në portin e Antwerpen, raportojnë mediat e huaja.

Pothuajse gjysma e 43 tonëve kokainë erdhi nga tre vende: Ekuador (10,42 ton), Panama (5,26 ton) dhe Brazili (3,45 ton). 2022 ishte viti i parë që autoritetet doganore të Antwerp-it kapën më shumë se 100 ton kokainë.

kontejnerë me banane droge portin e antwerpen

Sondazh

Poll