Bota

Shkencëtari i NASA-s ngre 'alarmin': Kjo mund të jetë vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës

Peter Kalmus tha se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do të ishte e mundur që planeti të fillonte të ftohet deri në fund të shekullit.

19 Korrik 2023, 08:34 Nga f.i
Shkencëtari i NASA-s ngre 'alarmin': Kjo mund të jetë
foto ilstruese

SHBA- Një shkencëtar i NASA-s paralajmëroi se kjo 'do të jetë vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës së njerëzve' për shkak të ndryshimeve klimatike mes frikës se temperaturat mund të thyejnë rekordin dhe të përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e njerëzve në të gjithë Evropën, raporton Dailymail.

"Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë. Kjo do të jetë vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës suaj. E vetmja rrugë për të dalë nga ky makth i nxehtësisë është t'i jepet fund karburanteve fosile sa më shpejt të jetë e mundur'-tha shkencëtari Peter Kalmus.

Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do të ishte e mundur që planeti të fillonte të ftohet deri në fund të shekullit. 

vala e te nxehtit peter klamus

Sondazh

Poll