Bota

Taksa ndaj Serbisë, Vuçiç ultimatum Kosovës: Do pres edhe 45 dite

2 Mars 2019, 20:15 Nga DOSJA
Taksa ndaj Serbisë, Vuçiç ultimatum Kosovës: Do pres

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç shpreson që ndërkombëtarët të ndërhyjnë për heqjen e taksës nda produkteve serbe. Në një deklaratë për televizionin publik të Serbisë, Viçiç tha se do të presë edhe 45 ditë për të parë se çfarë do të ndodhë në lidhje me këtë taksë.

 “Po pres edhe 45 ditë për të parë se çfarë do të bëhet  me taksën,”– u shpreh ai ndërsa theksoi se nuk ka një limit kohor për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën. 

Nuk ka afate kohore, ato janë të pakuptimta por me kalimin e kohës, marrëdhëniet tona po përkeqësohen,”– vijoi më tej presidenti serb.

Aleksander Vuçiç foli edhe për largimin e serbëve nga institucionet në Kosovës. Sipas tij, largimi i serbëve nga institucionet duhet të jetë masa përfundimtare, sepse përndryshe Prishtina nuk do të ishte e vetmja që fajësohet për mospërfilljen e Marrëveshjes së Brukselit. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vicic kosova serbi-kosove taksa ndaj serbise aleksander vicic kosova serbi-kosove taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll