Bota

SHBA flet qartë për Kosovën: Serbia duhet ta njohë si shtet

2 Mars 2019, 08:27 Nga DOSJA
SHBA flet qartë për Kosovën: Serbia duhet ta njohë si shtet

SHBA- “Serbia duhet të njohë Kosovën”, kështu është shprehur zv/ndihmës sekretari  amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në një panel dedikuar Evropës Juglindore në Forumin Ekonomik Delphi, që po mbahet në Greqi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë bërë të qartë Serbisë se në dialogun me Kosovën nuk bëhet fjalë nëse do të ketë korrigjimi kufijsh, ose jo, por duhet të ketë njohje reciproke mes dy vendeve.

Sipas mediave serbe të cilat citohet nga ato kosovare, duke folur lidhur me atë se cili në të vërtetë është pozicioni i SHBA-së në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, Palmer ka thënë se ekziston një keqkuptim rreth pozicionit amerikan.

“SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe, por nuk ka as fatura blanko”, tha Palmer.

Në këtë Forumin Ekonomik, përveç Kosovës, u fol edhe rreth kërcënimeve dhe rreziqeve të stabilitetit në Ballkan. Ai përmendi rrezikun e një referendumi të mundshëm për ndarjen e Bosnjës e Hercegovinës, duke e cilësuar atë si një bombë nukleare për Ballkanin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi korrigjimi i kufijve matthew palmer njohja e kosoves dialogu kosove-serbi korrigjimi i kufijve matthew palmer njohja e kosoves

Sondazh

Poll