Bota

Haradinaj për taksën 100%: Po të mos ishte kusht i Vuçiçit ndoshta e hiqnim

2 Mars 2019, 07:50 Nga DOSJA
Haradinaj për taksën 100%: Po të mos ishte kusht i

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur sërish në lidhje me taksën 100%, dhe është shprehur se ata që sot po e kritikojnë për kundërshtimin e pezullimit të saj, jo shumë kohë më parë dolën kundër Amerikës kur deshën që ta shfuqizonin Gjykatën Speciale.

Për Gjykatën Speciale nuk e dëgjonin Amerikën. Donin që ta shfuqizonin për interesa personale. Amerika na ka goditur edhe në të kaluarën, nuk po ndodhë për herë të parë që s’po marrim viza. Shqiptari që është shqiptar kurrë nuk është kundër Amerikës. Nuk bëj veprime kundër Amerikës. E pengoj Rusinë të avancojë në Kosovë. Nuk i bëj kalkulimet në të thatë. Nuk është i rastësishëm ky moment”, ka thënë Haradinaj.

Më tej kryeministri i Kosovës ka thënë: Askush i Amerikës nuk mund të më thotë se e kam rrejtë prapa shpinës. Nuk mund të dorëzohem të Vuçiçi e Putini. Mos të kishte qenë kusht i Vuçiçit, ndoshta do ta kishim tërhequr.

Taksa 100% prej më shumë se 3 muaj është vendosur nga Kosova kundër mallrave serbe, por ka shkarkuar shumë debate. Ndërkombëtarët i kanë ëkrkuar Haradinajt që ta pezullojë taksën, por ky i fundsit shprehet se  Saerbia duhet të njohë Kosovën që taksa të hiqet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic mallrat serbe ramush haradinaj taksa 100% aleksander vucic mallrat serbe ramush haradinaj taksa 100%

Sondazh

Poll