Bota

Debat në Kongres/ Ish-kongresmeni demokrat vë me 'shpatulla pas murit' Escobar: Pse nuk kemi sanksione ndaj Serbisë?

Në fund Kongresmeni nga Teksasi i kërkoi Escobarit të mos lejojë ndikimin e Serbisë në zonën e NATO-s.

18 Korrik 2023, 21:37 Nga a.l
Debat në Kongres/ Ish-kongresmeni demokrat vë me 'shpatulla pas
Keith Self

Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor ishte një nga temat e diskutimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara. 

Kongresmeni nga Teksasi Keith Self ka pyetur të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për qasjen e balancuar në raport me Kosovën e Serbinë.

“Po dëgjoj një lloj jokonsistence. Ju keni thënë që keni qenë në anën e Kosovës në çdo moment por tani po shohim një qasje më të balancuar. Por nuk ka dyshim se Vuçiqi ka nxitur bojkotimin e zgjedhjeve të Kosovës. Kjo nuk ka aspak dyshim. Vuçiqi i ka shtyrë zgjedhjet e veta edhe për shkak të zgjedhjeve të Kosovës”, ka deklaruar Self.

Kongresmeni nga Teksasi ka insistuar edhe më tej në këtë pozicion neutral të Escobarit.

Pse nuk kemi sanksione ndaj Serbisë kur e dimë se prej shumë vitesh importon armë nga Rusia”.

Ndërsa Escobar është përgjigjur se sanksionet ndaj Serbisë duhet të plotësojnë edhe disa kritere.

“Këto sanksione nuk lidhen vetëm me blerjen e armatimit rus. Po të ishte kështu edhe ndaj Turqisë do të duhej vendosur sanksione. Në pyetje janë niveli i blerjeve dhe kapacitetet. Por e kemi paralajmëruar Serbinë”, ka deklaruar Escobar.

Self ka kërkuar një koment nga Escobari edhe një qëndrim të tij në lidhje me “përkëdheljen e Serbisë” në raport me Kosovën. Ndërsa, Escobar ka mohuar se po ndodh një gjë e tillë.

“Kjo qasje është e gabuar dhe ne kemi fakte. Në 60 ditët e fundit ne kemi mbështetur Kosovën për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës si dhe kemi njohur legjitimitetin e zgjedhjeve në veri edhe pse kanë dalë në zgjedhje vetëm 3%. Kemi sanksionuar edhe shefin e Inteligjencës së Serbisë”, ka deklaruar Escobar.


Në fund Kongresmeni nga Teksasi i kërkoi Escobarit të mos lejojë ndikimin e Serbisë në zonën e NATO-s.

keith self

Sondazh

Poll