Bota

Britania: Putin nuk ka guxuar t’i afrohet territorit të NATO-s

Wallace tha se lufta në Ukrainë kishte “ringjallur” NATO-n, për të cilën ai tha se kishte “stagnuar” në vitet e mëparshme.

18 Korrik 2023, 20:11 Nga a.l
Britania: Putin nuk ka guxuar t’i afrohet territorit të NATO-s
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Sekretari në largim i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace duke folur në konferencën e Institutit Tony Blair për Ndryshimet Globale në Londër, tha se NATO po provon një pengesë efektive për Vladimir Putin dhe se Rusia është shumë më e brishtë sesa e pranon, shkruajnë mediat e huaja. 

“Putin, nuk ka guxuar t’i afrohet NATO-s. Rusia ka qenë shumë e kujdesshme në respektimin e territorit të NATO-s. Ne nuk kemi parë sulme në zona si Estonia apo Letonia. Ata kanë qenë absolutisht të vëmendshëm ndaj NATO-s. Ata kanë qenë vërtet, vërtet të kujdesshëm për t’u siguruar që të mos provokojnë. Ju mund të argumentoni se aleanca në vetvete funksionon”, tha ai.

Wallace tha se lufta në Ukrainë kishte “ringjallur” NATO-n, për të cilën ai tha se kishte “stagnuar” në vitet e mëparshme.

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll