Bota

Gjenerali amerikan paralajmëron: Lufta në Ukrainë do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar së fundmi Ukrainën për sulmin në urën midis Rusisë dhe Krimesë, me përfshirjen e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

18 Korrik 2023, 21:13 Nga a.l
Gjenerali amerikan paralajmëron: Lufta në Ukrainë do të
Mark Milley

Gjenerali i lartë i SHBA-së, Mark Milley paralajmëron se lufta në ukrainë do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme, shkruan Sky News. 

“Kundërofensiva e Ukrainës është larg të qenurit një dështim, por lufta përpara do të jetë “e gjatë dhe e përgjakshme. Unë mendoj se ka mbetur ede luftë për të shkuar dhe unë do të qëndroj me atë që thamë më parë: Kjo do të jetë e gjatë. Do të jetë e vështirë. Do të jetë e përgjakshme,” tha gjenerali Mark Milley, kryetar i Shefit të Shtabit të Përbashkët.

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar së fundmi Ukrainën për sulmin në urën midis Rusisë dhe Krimesë, me përfshirjen e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova tha se sulmi në urën e Krimesë është bërë nga regjimi i Kievit, por nuk dha prova për t’i mbështetur ato.

mark milley

Sondazh

Poll