Bota

Ngjarje EKSTREME në SHBA/ Termometri shënon temperatura përvëluese, nuk mungojnë as përmbytjet, humbin jetën 9 persona

Zonat me rrezik të moderuar do të përballen me dy raunde të veçanta stuhish sot deri në mëngjesin e nesërm.

18 Korrik 2023, 20:02 Nga a.l
Ngjarje EKSTREME në SHBA/ Termometri shënon temperatura
Përmbytje në SHBA

SHBA- Ngjarje ekstreme në SHBA. Teksa mediat ndërkombëtare raportojnë për kolpasin e temperaturave të nxehta verore, në Montpelier, Vermont 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve. Sipas CNN, autoritetet vijojnë kërkimet për dy fëmijë të zhdukur. 

Zonat me rrezik të moderuar do të përballen me dy raunde të veçanta stuhish sot deri në mëngjesin e nesërm. Shqetësimi është se reshjet mund të shkaktojnë një tjetër ngjarje të rrezikshme përmbytjeje të cilat po  bëhen më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike. 

Përmbytjet që nga 9 korriku:

-Një person u vra në Nju Jork  pasi ranë gati 8 centimetra shi në gjashtë orë.
-Një person humbi jetën në Vermont  pasi ranë më shumë se 5 inç shi në 24 orë.
-Dy persona u vranë në Oklahoma  pasi ranë 5 inç shi në 12 orë.
-Një emergjencë përmbytjeje në Misisipi u shpall pasi 12.91 inç shi ranë kryesisht gjatë katër orësh, duke përfshirë 5.64 inç në vetëm një orë.
-Emergjencat e përmbytjeve në Arkansas u shpallën pasi  8 deri në 10 inç shi përmbytën rrugët. 

permbytje ne shba

Sondazh

Poll