Bota

'Me fat'/ Po pinte kafe në tarracën e shtëpisë, gruaja në Francë goditet nga një meteorit

Gruaja dëgjoi një zhurmë të madhe që vinte nga çatia aty pranë dhe më pas ndjeu një dhimbje të fortë në brinjë. 

18 Korrik 2023, 18:24 Nga a.l
'Me fat'/ Po pinte kafe në tarracën e shtëpisë,
Meteorit

FRANCË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, teksa një grua është goditur nga një copë e vogël meteori. Ngjarja ka ndodhur teksa, qytetarja po pinte kafe me një mik në tarracën e saj. Gruaja dëgjoi një zhurmë të madhe që vinte nga çatia aty pranë dhe më pas ndjeu një dhimbje të fortë në brinjë. 

“Papritmas ndjeva një goditje në brinjë. Mendova se ishte një kafshë, një lakuriq nate”, tha gruaja. “Menduam se ishte një copë çimento, por ngjyrat nuk ishin të njëjta”, shtoi ajo.

Vetëm pesë meteorë kanë rënë në Francë në shekullin e 21-të. Sipas National Geographic, Ann Hodges është personi i vetëm e regjistruar në histori që është goditur nga një meteorit. Në vitin 1954, Hodges ishte shtrirë në divanin e saj kur një copë guri i zi me madhësi të topit kaloi në çatinë e shtëpisë së saj dhe e goditi në kofshë, duke i shkaktuar disa mavijosje.

meteor france

Sondazh

Poll