Bota

"Mbyllni dyert dhe dritaret, qëndroni brenda", autoritetet greke lëshojnë thirrjen e radhës pas flakëve që kanë ‘pushtuar’ vendin

Një mesazh përmes 112 iu dërgua banorëve të Atikës dhe zonës më të gjerë përreth Dervenochoria, duke i ftuar ata të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert dhe dritaret për shkak të zjarrit në pyll.

18 Korrik 2023, 19:18 Nga DOSJA
"Mbyllni dyert dhe dritaret, qëndroni brenda", autoritetet greke
flaket e zjarrit ne Greqi

GREQI- Një mesazh përmes 112 iu dërgua banorëve të Atikës dhe zonës më të gjerë përreth Dervenochoria, duke i ftuar ata të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert dhe dritaret për shkak të zjarrit në pyll. 

Konkretisht në mesazh thuhet: “Zjarri në pyll po përhapet në zonën e Dervenochorisë. Tymrat drejtohen në zonën tuaj. Qëndroni brenda, mbyllni dyert dhe dritaret”.

Vendi më i vështirë ku po shuajnë zjarret zjarrfikëset është në Dervenochoria, ku një fermë blegtorale është në rrezik nga flakët, raportojnë mediat greke.

Fronti i zjarrit me një rreze prej 15 kilometrash nuk ka reshtur së djeguri një vend shumë të vështirë. Zjarrfikësit po luftojnë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në Mandra.

Sondazh

Poll