Art&Argëtim

Konfirmohen 'thashethemet', Ariana Grande pas dy vitesh i jep fund martesës

Sipas burimeve të afërta me këngëtaren, çifti u përpoq të rikthehej së bashku dy muaj më parë , por nuk arriti të rindizte lidhjen e tyre.

18 Korrik 2023, 10:01 Nga f.i
Konfirmohen 'thashethemet', Ariana Grande pas dy vitesh i jep fund
Ariana Grande

SHBA- Zërat që qarkullojnë prej kohësh për një ndarje të Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë konfirmuar zërat që qarkullojnë prej disa kohësh. Burime për People, raportojnë se këngëtarja i ka dhënë fund martesës pas dy vitesh, shkruajnë mediat e huaja.

Gushtin e kaluar, Grande ndau një tutorial grimi në TikTok ku dukej se nuk mbante unazë, por i mohoi thashethemet, duke shprehur se nuk e mbante unazën e martesës. Së fundmi këngëtarja u shfaq në finalen e tenisit në Wimbledon midis Novak Djokoviç dhe Carlos Alcarat sërish pa unazën e saj të martesës, duke nxitur kështu aludimet e divorcit.

Sipas po të njëjtave burime çifti u përpoq të rikthehej së bashku dy muaj më parë , por nuk arriti të rindizte lidhjen e tyre.

ariana grande

Sondazh

Poll