Arabia Saudite nënshkruan marrëveshjen për të blerë dronët e dhëndrit të Erdoganit
foto ilustruese ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite njoftoi sot nënshkrimin e marrëveshjeve të shumta me Turqinë, duke përfshir&e...
Rusia ka fajësuar Ukrainën për shpërthimin, nga i cili humbën jetën dy persona dhe vajza e tyre u plagos rëndë. Autoritetet ruse thanë se kanë goditur objektet në Odesa të Ukrainës dhe Mikolaiv, në shenjë hakmarrjeje për sulmin në urë.
Rusia tha më 18 korrik se trafiku rrugor është rihapur pjesërisht në urën kryesore që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë mbi ngushticën e Kerçit, pasi ajo ishte dëmtuar nga një shpërthim një ditë më parë.
Rusia ka fajësuar Ukrainën për shpërthimin, nga i cili humbën jetën dy persona dhe vajza e tyre u plagos rëndë. Autoritetet ruse thanë se kanë goditur objektet në Odesa të Ukrainës dhe Mikolaiv, në shenjë hakmarrjeje për sulmin në urë.
Presidenti Vladimir Putin, i cili e ka prezantuar personalisht urën pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, u zotua për "një përgjigje" për atë që Rusia e quajti "sulm terrorist".
Ukraina nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por mediat ukrainase raportuan se shërbimet e sigurisë kishin vendosur dy dronë detarë për të kryer operacionin.
Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin, i cili është vënë në krye të punimeve për riparimin e urës, shkroi në Telegram mëngjesin e 18 korrikut se "transporti në Urën e Krimesë është rikthyer ".
Khusnullin tha se një pjesë e rrugës në urë është shkatërruar dhe do të duhet të rindërtohet, por se nuk ka dëmtime strukturore në shtyllat e urës. Ai shtoi se ura do të riparohet plotësisht deri më 1 nëntor.
Dëmi i shkaktuar në urë, e vetmja rrugë që lidh Krimenë me Rusinë, mund të ketë ndikim në aftësinë e Moskës për të furnizuar trupat e saj në Ukrainën jugore.
Më 17 korrik, Putini kërkoi propozime për të garantuar sigurinë e urës, e cila po riparohet për herë të dytë, për shkak të një sulmi të mëparshëm në tetor.
Ura rrugore dhe hekurudhore prej 19 kilometrash u hap në vitin 2018 dhe është një rrugë e rëndësishme transporti midis Rusisë dhe rajonit të Krimesë, të cilën Moska e aneksoi ilegalisht në 2014.
Ura u mbyll pjesërisht pasi një shpërthim i madh në tetor të vitit të kaluar dëmtoi strukturën e saj në atë që Moska pretendoi se ishte një akt terrorist.
Në fillim të këtij muaji, përmes një postimi në rrjete sociale që përkujtonte 500 ditët e luftës, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar dukej se pranonte përfshirjen e Ukrainës në sulmin e mëparshëm të urës. Ajo përmendi se "273 ditë më parë, [ne] filluam goditjen e parë në urën e Krimesë për të prishur logjistikën ruse."
Pas këtij incidenti, Rusia rindërtoi urën. Presidenti Putin drejtoi një makinë nëpër strukturën e restauruar më 5 dhjetor, pasi u kryen riparime të shumta./ REL
foto ilustruese ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite njoftoi sot nënshkrimin e marrëveshjeve të shumta me Turqinë, duke përfshir&e...
Albin Kurti GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Kretë ka folur për dakordimin me planet...
Vladimir Putin dhe Cyril Ramaphosa Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shprehet se arrestimi i presidentit rus, Vladimir Putin do t&e...
Harta SHBA- Vapa ekstreme ka prekur pjesë të mëdha të hemisferës veriore. Njëra pas tjetrës, valët e...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pretendon se së shpejti do të arrestohet në kuadër të një hetim fed...
Andrew Tate RUMANI- Një gjykatë në kryeqytetin e Rumanisë vendosi të martën të zgjasë edhe me 30 ditë të ...
Foto ilustruese Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se bota duhet të përgatitet për t'u përballur me valët gjithnjë e...
Foto ilustruese Pavarësisht nëse jeni pa energji elektrike, duke duruar nxehtësinë ekstreme ose duke u përpjekur të kurseni p...
Iran IRAN- Institucionet shtetërore në Iran janë mbyllur përkohësisht për shkak të ndotjes së ajrit. Lajmi ës...
Foto ilustruese GJERMANI- Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka akuzuar Rusinë në mënyrë figurative se ka gjuajtur raketa ndaj n...