Art&Argëtim

Sofia Vergara ndahet nga Joe Manganiello; “bomba” pas 7 vitesh martesë!

Ndarja e tyre u konfirmua vetëm disa ditë pasi 51-vjeçarja udhëtoi drejt Italisë për të festuar ditëlindjen, e ndjekësit vunë re se bashkëshorti i saj nuk kishte udhëtuar me të dhe ajo nuk mbante unazën e saj të martesës.

18 Korrik 2023, 09:56 Nga k.m.
Sofia Vergara ndahet nga Joe Manganiello; “bomba” pas 7 vitesh
Sofía Vergara dhe Joe Manganiello

SHBA- Lajmi për divorcin e Sofía Vergara dhe Joe Manganiello pas shtatë vitesh jetë bashkëshortore "shpërtheu si bombë". Ndarja e tyre u konfirmua vetëm disa ditë pasi 51-vjeçarja udhëtoi drejt Italisë për të festuar ditëlindjen, e ndjekësit vunë re se bashkëshorti i saj nuk kishte udhëtuar me të dhe ajo nuk mbante unazën e saj të martesës.

Ata të dy dhanë një deklaratë për Page Six:“Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t'u ndarë. Si dy njerëz që e duan dhe kujdesen thellësisht për njëri-tjetrin, ju kërkojmë me mirësi që të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë, ndërsa ne hyjmë në këtë fazë të re të jetës sonë.

Sofía Vergara dhe Joe Manganiello u panë së bashku për herë të fundit muajin e kaluar kur ajo e vizitoi atë në xhirimet e filmit të tij të ri 'Nonnas'. Deri më tani të dy nuk kanë treguar arsyen e ndarjes së tyre.

Sofía Vergara dhe Joe Manganiello u lidhën në vitin 2014 dhe shpallën fejesën e tyre gjashtë muaj më vonë në prag të Krishtlindjeve.

Të dy u martuan në nëntor 2015 në Florida.

sofía vergara joe manganiello

Sondazh

Poll