Art&Argëtim

Krizë në çift! Bebe Rexha ndahet nga i dashuri i saj, shkak shtimi në peshë i këngëtares

Sipas tij ai argumentoi se Rexha,"po përpiqej të gjente arsye për t'u ndarë" me të.

17 Korrik 2023, 11:25 Nga f.i
Krizë në çift! Bebe Rexha ndahet nga i dashuri i saj, shkak
Bebe Rexha dhe Keyan Safyari

SHBA- Marrëdhënia e Bebe Rexhës me drejtorin e fotografisë Keyan Safyari duket se ka përfunduar, pasi këngëtarja me origjinë shqiptare ndau me fansat e saj atë që supozohet të jetë një mesazh nga Safyari që kritikonte pamjen e saj, raportojnë mediat e huaja.

Safyari dyshohet se ka shkruar se donte të ishte "i sinqertë" për pamjen e saj.

“Hej. Unë kurrë nuk thashë që nuk je e bukur dhe kurrë nuk thashë që nuk të dua. Ne fakt thash sa e bukur je dhe sa te kam dashur. Gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që të thashë ...Ti shtove 15 kilogramë, padyshim që ke shtuar peshë dhe fytyra jote ndryshon? A duhet të pretendoj se nuk ka ndodhur dhe se është në rregull?"-shkruan Safyari.

Sipas tij ai argumentoi se Rexha,"po përpiqej të gjente arsye për t'u ndarë" me të.

“Unë shtova tre kilogramë dhe më quajtët topolak dhe të shëndoshë. Nuk do të thotë se nuk më do. Nëse po përpiqeni të gjeni arsye për t’u ndarë, kjo ka kuptim… por nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse je i pakënaqur me mua / veten / me jetën dhe nuk sheh të ardhme me ne, atëherë kjo është në rregull dhe kjo është arsyeja,"-thuhet më tej në mesazh.

Është ende e paqartë nëse Rexha dhe Safyari, të cilët filluan lidhjen në vitin 2020, i kanë dhënë fund zyrtarisht romancës së tyre.

bebe rexha keyan safyari

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Korrik 2023, 15:32 k.m.

Jean-Claude Van Damme vjen sot në Kosovë?

Jean-Claude Van Damme PRISHTINË- Aktori i njohur i filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, pritet ta vizitojë Kosovën sot. Lajmin e ka nxjerr...