Art&Argëtim

"Sherri" Fero-Arbenita! Raporti i prokurorisë: 3 muaj tensione, nga kërcënimi i reperit e deri tek deklarata e avokatit

17 Korrik 2023, 12:48 Nga f.i
"Sherri" Fero-Arbenita! Raporti i prokurorisë: 3 muaj tensione,
Fero dhe Arbenita

KOSOVË- Detaje të reja janë zbuluar nga situata mes Feros dhe Arbenitës, pasi çështja e tyre përfundoi në gjykatë. Prokuroria ka arritur të vërtetojë se Fero ka ushtruar dhunë ndaj Arbenitës, ndërkohë që mësohet se situata vazhdonte të ishte e tensionuar prej tre muajsh. 

"Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra’.-shkruhet në raport.

"Sherri" Fero-Arbenita! Raporti i prokurorisë: 3 muaj tensione,

Nga ana tjetër avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo mohon që ai të ketë përdorur dhunë.

“Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati. Arbenita vjen fundjavës në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj.

Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportës. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka pasur dhunë, asnjë formë të saj”, tha avokati i Feros.

Kujtojmë se ishte modelja ajo e cila denoncoi bashkëshortin, Feron, për dhunë fizike. 

arrestohet fero arbenita ismajli

Sondazh

Poll