Aktualitet

‘Pse më shave?!’/I nguli gërshërën shokut, policia në Ballsh kap autorin

Një sherr mes dy të rinjve për arsye banale, ka përfunduar me plagosjen e një prej tyre në Ballsh. Armelin Hoxha ka plagosur me gërshërë 24-vjeçarin Xhesild Yzeiraj.

17 Korrik 2023, 23:00 Nga DOSJA
‘Pse më shave?!’/I nguli gërshërën shokut,
policia

BALLSH- Një sherr mes dy të rinjve për arsye banale, ka përfunduar me plagosjen e një prej tyre në Ballsh. Armelin Hoxha ka plagosur me gërshërë 24-vjeçarin Xhesild Yzeiraj. 

Ky i fundit aktualisht ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha. Mësohet se shkak për zënkën është bërë fakti se kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa më pas kanë ofenduar njëri-tjetrin duke thënë “pse më shave”. 

Autori është gjetur nga policia, dhe është shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

Sondazh

Poll