Bota

Rrëzohet avioni rus në Detin Azov, vdes piloti

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregonte pilotin duke u hedhur me parashutë nga avioni teksa zhytej në ujë, jo shumë larg një plazhi ku njerëzit mund të shiheshin duke notuar.  

17 Korrik 2023, 18:31 Nga a.l
Rrëzohet avioni rus në Detin Azov, vdes piloti
Foto ilustruese

RUSI- Një avion ushtarak rus është rrëzuar sot në Detin Azov në brigjet e qytetit port jugor të Yeysk në rajonin e Krasnodarit.  Autoritetet ushtarake ruse njoftojnë se avioni luftarak Su-25 u rrëzua pasi u ngrit nga një aeroport lokal për një fluturim stërvitor. 

Distrikti Ushtarak Jugor në Rostov-on-Don deklaron se shkak dyshohet të jetë bërë një problem teknik, shkruajnë mediat e huaja.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregonte pilotin duke u hedhur me parashutë nga avioni teksa zhytej në ujë, jo shumë larg një plazhi ku njerëzit mund të shiheshin duke notuar.  

vdes piloti rus

Sondazh

Poll