Politike

Legalizimi i kanabisit/ Bardhi: Ligj i grupeve kriminale, sipas marrëveshjes që Rama ka bërë me ta

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se kalimi i ligjit për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor është bërë në shkelje të rregullores.

17 Korrik 2023, 16:00 Nga DOSJA
Legalizimi i kanabisit/ Bardhi: Ligj i grupeve kriminale, sipas
Gazment Bardhi

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat është shprehur se kalimi i ligjit për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, është bërë në shkelje të rregullores. Sipas tij, ky ligj është kërkuar nga grupet kriminale, pas marrëveshjes që kanë bërë me Edi Ramën në zgjedhjet e 14 majit.

“Një ligj të kërkuar nga grupet kriminale siç është legalizimi i kanabisit. Diskutimi është bërë në shkelje të rregullores, pa e patur në kalendar. Për grupin e PD-së është e papranueshme, pasi nuk është kërkesë e qytetarëve ky ligj, por i grupeve kriminale sipas marrëveshjes që Rama ka bërë me ta për zgjedhjet e 14 majit. Ne kërkojmë pretencë të Ramës, në interpelancë të enjten”, tha Bardhi.

Pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se legalizimi i kanabisit mjekësor do të sjellë përfitime financiare. Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Manastirliu shpjegoi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit, dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Sondazh

Poll