Politike

Mbledhja e grupit të PD, Bardhi: Kërkojmë interpelancë me Ramën për çështjen e Ahmetajt

Bardhi u shpreh se kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama të enjten e 20 korrikut për të sqaruar aferën e inceneratorëve,

17 Korrik 2023, 14:33 Nga A.B
Mbledhja e grupit të PD, Bardhi: Kërkojmë interpelancë me
Gazment Bardhi

TIRANË-Deputeti Gazment Bardhi deklaroi për mediat pas mbledhjes se Partia Demokratike do të kërkojë interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Arben Ahemtajt. Ai u shpreh se kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama të enjten e 20 korrikut për të sqaruar aferën e inceneratorëve, si dhe theksoi se nuk do pranojnë asnjë ministër që të flasë në emër të tij. 

“Në përfundim të mbledhjes së grupit, dua të informoj për vendimin për të thirrur në rendin e parë të ditës për interpelancë kryeministrin e vendit për aferën e inceneratorëve. Përgjegjësia e tij penale është çështje e prokurorisë, kryeministrit të japë llogari për procedurat e paligjshme dhe të sqarojë sesi me paratë e 3 mafiozëve po financohet arratia e tyre. Edhe pse janë shpallur në kërkim pagesat për ta vazhdojnë, kërkesa për interperlancë është e detyrueshme për të diskutuar kërkesën e opozitës. Kërkojmë dhe nocion me debat lidhur me aferën e incneratorëve, çështje tjetër është sesi po shkelet rregullorja për të futur në rend dite projektligjin për kanabis, për PD kjo është e papranueshme pasi nuk është kërkesë e qytetarëve por grupeve kriminale. Këto ishin tre çështje që diskutuam”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll