Politike

E PLOTË- Publikohet RAPORTI i Sali Berishës për "non grata-n" britanike

Kryedemokrati thotë se përcaktimi non grata është bërë si produkt i lobimit dhe interesave korruptive të Xhoxh Soros.

17 Korrik 2023, 13:28 Nga A.B
E PLOTË- Publikohet RAPORTI i Sali Berishës për "non
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paraqitur një raport që ka të bëjë me të vërtetën e shpalljes së tij 'non-grata' nga Britania e Madhe. Berisha nis raportin duke thënë se në do japë prova, fakte dhe dokumenta zyrtare dhe publike, sesi përcaktimi për të non-grata u bë pa asnjë bazë. 

'Në këtë shënim shpjegues do të paraqes me prova – fakte, dokumenta zyrtare e publike –korrupsionin politik transnacional të zyrtarëve shqiptarë e të huaj, nga pozita e dëshmitarit, nga ku u përballa me përcaktimin tim non grata, nga Departamenti i Shtetit dhe më pas nga Home Office, pa asnjë provë, fakt apo dokument, 8 vite pas largimit tim nga çdo funksion drejtues.'- nis raportin Berisha. 

Kryedemokrati thotë se përcaktimi non grata është bërë si produkt i lobimit dhe interesave korruptive të Xhoxh Soros.

'I bëj sot publike këto fakte, jo vetëm për të provuar atë që kam thënë që në fillim, se përcaktimi im non
grata ishte pa bazë dhe produkt i lobimit dhe interesave korruptive të Xhorxh Soros, Edi Ramës dhe diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë të huaj të sponsorizuara prej tyre, por në rradhë të parë, për të denoncuar përdorimin e këtij mekanizmi funksional të korrupsionit trans-nacional nga qeveria e Edi Ramës, e cilësuar si qeveria më e korruptuar në Europë, kundër opozitës shqiptare dhe kundërshtarëve politikë'- shkruan më tej në raport Berisha.

RAPORTI I PLOTË MË POSHTË:

sali berisha sali berisha non grata ne britani

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll