Politike

A do e padisësh Bashën dhe Veliaj për shpifje? Berisha: E kam problem, deri tani i kam 79 vite dhe s'e kam bërë

Por i pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të bënte të njëjtën gjë edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha, Berisha u shpreh se do ta konsideronte.

17 Korrik 2023, 13:21 Nga k.m.
A do e padisësh Bashën dhe Veliaj për shpifje? Berisha: E kam
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, denoncoi konkretisht ambasadorin britanik në Tiranë, Alistair King-Smith si njeriun që ka ofruar mashtrime pranë qeverisë së tij për shpalljen non-grata. Ndaj dhe kërcënoi se do ta hidhte në gjyq. Por i pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të bënte të njëjtën gjë edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha, Berisha u shpreh se do ta konsideronte.

A do e padisësh Bashën dhe Veliaj për shpifje?

Berisha: E kam problem, nga viti i parë në vitin e 79 nuk kam paditur njeri. Por do e shqyrtoj vendimin tim.

sali berisha sali berisha non grata ne britani

Sondazh

Poll