Bota

Marrëveshja e grurit/ Gjermania i bën thirrje Rusisë që të zgjasë marrëveshjen

Moska informon zyrtarisht Ukrainën për tërheqjen nga marrëveshja.

17 Korrik 2023, 13:11 Nga k.m.
Marrëveshja e grurit/ Gjermania i bën thirrje Rusisë që
Foto ilustruese

MOSKË- Rusia ka informuar zyrtarisht Ukrainën, përmes ambasadës ruse në Minsk, se po pezullon pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për eksportin e grurit përmes Detit të Zi. Lajmin e dha  sot ambasadori i Moskës në Bjellorusi.

Boris Gryzlov theksoi se një njoftim është dërguar nga ambasada përmes kanaleve diplomatike në Ukrainë dhe se respektimi i marrëveshjes përfundon nga 18 korriku.

Apeli i Gjermanisë

Gjermania vazhdon t'i bëjë thirrje Rusisë që të lejojë zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të Zi. Një zëdhënës i qeverisë gjermane, në një konferencë të rregullt shtypi u pyet lidhur me mbi shpërthimet në urën e Krimesë, por nuk u përgjigj se Berlini nuk komenton zhvillimet individuale në luftë.

Më herët sot, Rusia njoftoi se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB korrikun e kaluar, duke vënë në dukje në të njëjtën kohë se ajo nuk ishte e lidhur me shpërthimet në urën e Krimesë, të cilën Moska e përshkroi si një sulm terrorist ukrainas.

boris gryzlov marreveshja per grurin

Sondazh

Poll