Politike

Diplomat e Mjekësisë/ Debate te “Ligjet”. Evis Kushi: Na duhen mjekë! Opozita: Të vijnë edhe studentët në Komision

Evis Kushi tha se e gjithë nisma është ndërmarrë për të penguar largimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, e për të plotësuar nevojat e vendit për bluza të bardha. 

17 Korrik 2023, 11:49 Nga k.m.
Diplomat e Mjekësisë/ Debate te “Ligjet”. Evis Kushi: Na
Evis Kushi

TIRANË- Debati për studentët e Mjekësisë vazhdon në Komisionin e Ligjeve. E pranishme në Komision, sot ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi prezantoi projektligjin që obligon studentët e mjekësisë që fillojnë këtë vit të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas diplomimit. Edhe në diskutimin e sotëm, Kushi tha se e gjithë nisma është ndërmarrë për të penguar largimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, e për të plotësuar nevojat e vendit për bluza të bardha. 

Por projektligji është kundërshtua nga deputetë e opozitës, të cilët ngulin këmbë se nisma është një shkelje e të drejtave të njeriut për lëvizjen e lirë dhe të drejtën e vendosjes, e po ashtu, disa herë resht kanë kërkuar që të priten në Komision edhe studentët e Mjekëisë. Këta të fundit i kanë dërguar edhe një shkesë zyrtare kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla. 

Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. tudentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

evis kushi studentet e mjekesise

Sondazh

Poll