Art&Argëtim

Rita Ora zbulon për herë të parë foton me fustanin e bardhë krah Taika Waittit

Por në videoklipin e You & I, në tavolinën e Ritës shihet një foto me kornizë që i tregon të dy duke shkëmbyer betimet.

16 Korrik 2023, 21:14 Nga k.m.
Rita Ora zbulon për herë të parë foton me fustanin e
Rita Ora dhe Taika Waititi

SHBA- Rita Ora së fundmi publikoi videon për këngën e saj të re, You & I, dhe fansat me sy shqiponjë mund të kenë vënë re se në një moment në videoklip, një foto e bërë në ditën e dasmës së saj dhe bashkëshortit të saj Taika Waititi. Rita, 32 vjeç, u martua me regjisorin 47-vjeçar Taika gushtin e kaluar dhe detajet rreth ceremonisë – në të cilën kishte vetëm tre të ftuar – janë mbajtur kryesisht të fshehta.

Por në videoklipin e You & I, në tavolinën e Ritës shihet një foto me kornizë që i tregon të dy duke shkëmbyer betimet.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi, Rita u shpreh se ishte e vetmuar në të kaluarën dhe tregoi se si kishte hequr dorë për të gjetur një partner përpara se të binte në dashuri me Taika-n.

Rita Ora zbulon për herë të parë foton me fustanin e
Fotoja e dasmës

“E dini, sinqerisht hoqa dorë nga ideja për të gjetur dikë që mund të përballonte atë që bëj dhe si e jetoj jetën time. Dua të them, është shumë për të pranuar për këdo. Por kurrë nuk kam menduar se ndjekja e gjërave që më bëjnë të lumtur do të çonte drejt saj. Secili ka udhëtimin e vet, dhe unë në thelb u martova me mikun tim më të mirë. Nuk e kam menduar kurrë në fillim se ai ishte personi me të cilin do të martohesha. E dini, gjithmonë e kam dashuruar, por sinqerisht nuk e kisha planifikuar. Nuk mendoja se do të ndodhte për mua për shkak të asaj që bëj dhe nëse do të kishte dikush atje që do të më donte kështu si jam”, tha Rita.

Por duket se tani e ka gjetur dashurinë...

rita ora taika waititi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Korrik 2023, 15:32 k.m.

Jean-Claude Van Damme vjen sot në Kosovë?

Jean-Claude Van Damme PRISHTINË- Aktori i njohur i filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, pritet ta vizitojë Kosovën sot. Lajmin e ka nxjerr...