Aktualitet

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit/ Behije Arapi: Etien Canit nëse si bën gjë shteti, e mbys me duart e mia. Vetëm ai hynte në shtëpi

Teksa fliste në Gjykatë, e moshuara në dëshminë e saj, i është drejtuar Etien Canit duke e paralajmëruar, ndërsa ai nuk i ka kthyer asnjë fjalë. 

16 Korrik 2023, 16:41 Nga k.m.
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit/ Behije Arapi: Etien Canit nëse si
Viktimat dhe Behije Arapi

ELBASAN- Zbardhet dëshmia e Behije Arapit, nënës së Gentian Beqirit dhe gruas së Nezir Beqirit, të dy të vrarë në 15 Gusht 2012 në banesën e tyre në Elbasan. Elton Qyno shkruan për “Ora News” ka zbardhur dëshminë e saj në gjyq, teksa ishte e vendosur përballë të pandehurve, të akuzuar për vrasjen e djalit dhe bashkëshortit të saj, Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etien Cani, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli dhe Olsi Leku. Edhe pse nuk ishte në shtëpi në momentin e krimit, e moshuara ka treguar gjithçka dinte para gjyqtares Etleva Deda. Teksa fliste në Gjykatë, e moshuara në dëshminë e saj, i është drejtuar Etien Canit duke e paralajmëruar, ndërsa ai nuk i ka kthyer asnjë fjalë. 

“…Etien Cani ishte si i shtëpisë…ne kishim urdhër nga prokurori që të mos fusnim asnjë në shtëpi, se djali ishte me “arrest shtëpie”. Por tek Etieni kishim krijuar shumë besim…Ky këtu më futi djalin në dhe…nëse nuk i bën gjë shteti, do e mbys me duart e mia…ky le të flasi aty se do t’a mbys me duart e mia, le të flasi aty, që më futi djalin e vetëm në dhe... Më thanë të tjerë mua. Burri në sallon që kishte hapur derën, ai e kishte mbytur. Kur kishte ikur burri në spital, ai merrte frymë akoma, kurse djalin e kishin bërë “kasapanë”. Nuk e ka dëgjuar njeri të fliste. Kanë parë vetëm këtë që ka qënë gjallë kur e kanë çuar në spital...,”-ka dëshmuar Behije Arapi.

Ndërsa, më pas, ka treguar se çfarë ka parë teksa kthehej në shtëpi pasi kishte kryer pazaret. Në shtëpi nuk gjeti as djalin, as bashkëshortin, por grupin e ekspertëve që po kontrollonin vendngjarjen e krimit të dyfishtë. 

"Nuk e di që djali im ka qënë i arrestuar për vrasjen e Sokol Çapjas. Unë Çapjat, nuk i kam njohur... Në shtëpinë tonë, Etien Canit, i hapej dera vetëm. Canin, e kam parë atë ditë, ku ka ndodhur ngjarja. Ky më bëri hatanë e iku me vrap, në mëngjes. Unë po vija nga pazari, ai po turrej me vrap. Mua më shkoj mëndja menjëherë. Më shkoj mendja menjëherë, kur më thanë tek ti janë vrarë. Ditën e ngjarjes është parë Etien Cani dhe unë e kam parë Etienin. Ky duke hyrë unë duke ikur. Po hynte aty tek hyrja. Do e mohoj ai. Do e mohosh. Kurrë nuk do e mohosh, se po nuk të bëri gjë shteti, unë do të mbys me duart e mia (drejtohet nga i pandehuri Etien Cani)... E vërteta është kjo, që ai po ikte me vrap. Hapi derën, i’a hapi derën aty vrasësve, se vrasësit dihet se kush janë... Njëra komshie e kishte parë duke u turr me vrap. Njëra nga komshiet në pallat më ka thënë se: “…kam parë atë djalin që vjen e rri me djalin tënd tha, me gjithë atë tjetrin tha, kur bëri bam tek ti…. Emrin t’a them M…., por mbiemrin s’e mbaj mend. E lagjes, shet bukë ajo. Ajo më tha në momentin që bëri bam tek ti, janë turrur vrap tha, ky edhe tjetri... Lorenc Skiljan nuk e njoh. Dhe ai ka pas ardhur. Ai vinte me këtë dhe me atë tjetrin, me këto të tre, po ai vinte më rrallë. Ky ka qënë i shtëpisë (drejton dorën nga i pandehuri Etien Cani) dhe ai i kompjuterave. Ai i kompjuterave, atë e quajnë Ervis. Si nuk e morra me të shkruar mbiemrin e atij. Kam dhëndrin përjashta, mos e mban mend ai, të pyesim dhëndrin, Ergys Shima. Etienin na e solli ai Skilja, Lorenc Skilja. Etienin e ke për tu shoqëruar, që të mos mërzitesh, i tha. Edhe këtë edhe atë tjetrin, atë të kompjuterave dhe ne patëm formuar një besim të madh tek ta. Urdhërin kështu e kishim nga prokurori, që mos të fusja asnjë njeri, ishte në “arrest shtëpie” djali…”. Por këta vinin e takonin në mënyrë që të mos mërzitej dhe të shtynte kohën. Atë ditë burri e mbylli derën. Ishte shumë i shkathët ai për moshën që kishte, e mbylli me llozë... Nuk i hapej njeriu tjetër, dera nuk i hapej njeriu tjetër veç atij, Etienit. Vinte dhe ai Ervis Bardhi, vinte gjoja do shikonte kompjuterin e djalit. Një shtetase me ermrin O, vinte ndonjëherë. E kishte ky dashnore... Erdhi natën e dytë Etien Cani, me dy rrush me Lorenc Skiljen. Më futët djalin në dhe ju mua dhe sollët rrush. Nuk më shkonte mendja mua. Kisha formuar besim të madh tek ju...,”-tha ajo ndër të tjera para Gjykatës.

Për vrasjen e dyfishtë në Elbasan, Gjykata e Posaçme, dënoi me burgim të Përjetshëm, Ardjan Çapjan, Florec Çapjan dhe Olsi Lekun; ndërsa me 25 vite burg u dënua Etien Canin dhe Klajdi Dokolin. Ndërkohë që bashkëpuntori i drejtësisë, Ervis Bardhi u dënua me 15 vite heqje lirie.

gentian beqiri behije arapi

Sondazh

Poll