Politike

'Plazh pas orës 19:00'/ Qeveria 'ndihmë' për pushuesit: Shezllonin dhe çadrën e keni falas! (Kopje e nismës së Malit të Zi)

Pyetja që shtrohet është se a do të duan turistët të bëjnë plazh në orën 19:00, ku ka përfunduar dhe perëndimi i diellit?

15 Korrik 2023, 12:51 Nga a.l
'Plazh pas orës 19:00'/ Qeveria 'ndihmë' për
Foto ilustruese

VLORË- 'Pas orës 19:00 çadrat dhe shezlonget në bregdetin shqiptar do të jenë falas'.Ky është njoftimi më i fundit nga Qeveria, si 'ndihmë' buxheti për të gjithë pushuesit e këtij sezoni veror. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro përmes një postimi në Instagram, ku shfaq video të bregdetit shqiptar njofton nismën e re që synon të lehtësojë 'xhepat' e turistëve. 

"Mirëmëngjes ☀️ me bregdetin e Velipojës, që vjen nëpërmjet përshtypjeve të pushuesve të cilët këtë vit e gjejnë më mirë të organizuar, si edhe më të pastër se asnjëherë më parë", shkruan Kumbaro. 

'Plazh pas orës 19:00'/ Qeveria 'ndihmë' për

Pyetja që shtrohet është se a do të duan turistët të bëjnë plazh në orën 19:00, ku ka përfunduar dhe perëndimi i diellit? Qeveria duket se ka harruar të vendosë orarin e duhur kur pushuesit duan të marrin rrezet e diellit e të bëjnë 'PLAZH'. 

E duhet theksuar se kjo nismë është tashmë e njohur për ne, pasi më parë është miratuar nga Mali i Zi, më saktësisht 3 ditë më parë, por me një ndryshim. Në Mal të Zi, shezlongët dhe çadrat do të jenë falas pas orës 17:00, ku pushuesit do të kenë mundësinë të kapin dhe rrezet e diellit të pasdites. 

Si duket edhe këtë herë, Qeveria nuk iu shmang dot tundimit për të kopjuar nismat e vendeve fqinje. 

mirela kumbaro

Sondazh

Poll