Aktualitet

I riu hyn dhe grabit shtëpinë e fqinjit në Tiranë, i përdhunon edhe të dashurën

Policia e ka arrestuar 25-vjeçarin, por ende nuk janë mësuar detaje nga dëshmia e dhunuesit dhe as e viktimës së abuzimit seksual. 

16 Korrik 2023, 15:13 Nga k.m.
I riu hyn dhe grabit shtëpinë e fqinjit në Tiranë, i
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 25-vjeçar, i identifikuar vetëm me iniciale nga Policia e Shtetit ka hyrë në banesën e fqinjit të tij dhe e ka grabitur. Pasi në shtëpi ka gjetur të dashurën e pronarit të banesës, e ka marrë me forcë dhe pasi e ka futur në banesën e tij, ka abuzuar seksualisht me të. Policia e ka arrestuar 25-vjeçarin, por ende nuk janë mësuar detaje nga dëshmia e dhunuesit dhe as e viktimës së abuzimit seksual. 

Sipas "AbcNews", i riu jetonte në një banesë të marrë më qira në kryeqytet dhe po në të njëjtën shtëpi, por në dhomën ngjitur, 49-vjeçar kishte shkuar të jetonte me qira me të dashurën e tij. Po atë ditë, 49-vjeçari ishte kthyer nga Greqia.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj,"-bëri me dije Policia e Shtetit.

Rasti në Komisariatin nr. 3 është denoncuar nga 49-vjeçari, teksa kur policia mbërriti në banesë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit 25-vjeçarit.

tirane

Sondazh

Poll