Aktualitet

"Plazh i Lirë"/ Sekuestrohen 37 çadra dhe 68 shezlongë në Himarë, procedohen penalisht 3 persona për zaptim të pronës publike

Mësohet se 3 persona janë proceduar penalisht, pasi kishin zaptuar pronën publike dhe kishin vendosur çadra pa autorizim.  

16 Korrik 2023, 11:12 Nga I.A
"Plazh i Lirë"/ Sekuestrohen 37 çadra dhe 68
Foto ilustruese

HIMARË- 37 çadra dhe 68 shezlongë janë sekuestruar ditën e sotme në Himarë. Mësohet se 3 persona janë proceduar penalisht, pasi kishin zaptuar pronën publike dhe kishin vendosur çadra pa autorizim. Ky operacion është bërë për të lejuar dhe pushuesit që nuk duan të paguajnë çadër, për të bërë plazh.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë operacionit u sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë, ku për pasojë u kepën dhe u vunë në hetim në gjendje të lirë tre persona: -R. I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë; -L. C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë; -E. A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Operacioni “Plazh i lirë” vijon.

himare plazh i lirë

Sondazh

Poll