Aktualitet

U vra nga policia italiane, flet miku i Haxhi Çollakut: Ishte inteligjent, mungesën e vajzës e ndjente shumë, s'ka qenë kurrë i dhunshëm

Po ashtu ai ka deklaruar se një nga mundimet e shqiptarit ishte dhe fakti që nuk arrinte të shihte dot vajzën e tij. 

16 Korrik 2023, 11:40 Nga I.A
U vra nga policia italiane, flet miku i Haxhi Çollakut: Ishte
Haxhi Collaku

ITALI- Detaje nga jeta e shqiptarit që u vra nga polica italiane kanë dalë në dritë. Mediat italiane kanë marrë në intervistë një mikun e tij prej 15 vitesh, i cili ka treguar më shumë rreth jetës së shqiptarit Haxhi Çollaku. 

Ai ka treguar se Çollaku i kishte thënë atij këto fjalë: Dhimbja është pjesë e imja, nuk mund ta largoj më. Por njerëzit rreth meje nuk e vënë re këtë.

Shoku i Haxhiut e përshkruan këtë të fundit si inteligjent dhe shumë punëtor.  

“Haxhiu përshkruhet si një përbindësh, por ishte person me inteligjencë dhe ndjeshmëri të madhe. Nuk e di se me çfarë qëllimi ka shkuar në lagjen ku jeton ish-gruaja dhe vajza e tij, nuk e di historinë me ish-partneren dhe nuk ia lejoj vetes të them se çfarë është e vërtetë apo e rreme”, shprehet ai.

Po ashtu ai ka deklaruar se një nga mundimet e shqiptarit ishte dhe fakti që nuk arrinte të shihte dot vajzën e tij. 

“Kishte punuar shumë për të sjellë familjen nga Shqipëria në Itali”, thotë miku i tij. Më tha se kishte një partnere, mendoj një grua polake, por gjithmonë mendonte për vajzën. Ishte një person shumë privat, por vuajtja e tij e brendshme dukej menjëherë”, tha italiani.

Po ashtu ai tha se Haxhiu nuk ka qenë kurrë i dhunshëm.

“Unë nuk kam parë kurrë një Haxhi të dhunshëm dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur, e di që ai ka vuajtur sepse nuk e ka parë më vajzën dhe këtë e ka përsëritur pa pushim,” tha ai.

haxhi Çollaku

Sondazh

Poll