Aktualitet

Aksident në Sarandë, makina përplas 4-vjeçarin, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

16 Korrik 2023, 13:17 Nga I.A
Aksident në Sarandë, makina përplas 4-vjeçarin, i mituri
Foto Ilustruese

SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një 69-vjeçar me makinë ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç. Mësohet se i mituri kishte ardhur me familjen në Sarandë për pushime, pasi jetonin në Gjermani. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I moshuari është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë mbi ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur nje fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani. 4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

aksident ne sarande

Sondazh

Poll