Aktualitet

Kohë me diell dhe temperatura ekstreme, si parashikohet moti për sot

Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore.

16 Korrik 2023, 07:25 Nga I.A
Kohë me diell dhe temperatura ekstreme, si parashikohet moti për sot
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës së sotme. Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 23°C deri në 37°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 5 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll