Aktualitet

Merr flakë makina në ecje në Lushnje, flakët shkrumbojnë çdo gjë

Mësohet se makina tip BMW, ishte në ecje në momentin që ka marrë flakë.

16 Korrik 2023, 08:42 Nga I.A
Merr flakë makina në ecje në Lushnje, flakët
foto ilustruese

LUSHNJE- Një makina ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë–Fier. Mësohet se makina tip BMW, ishte në ecje në momentin që ka marrë flakë.

Fatmirësisht personat në makinë kanë dalë nga mjeti, para se të përfshihej nga flakët. Ende nuk dihet arsyeja e marrjes flakë, por dyshohet një defekt në mjet. 

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Rreth ores 08:05, në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit", në ecje e sipër, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marë flakë automjeti tip "Bmw" me drejtues shtetasin A. B. Nuk ka probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

merr flake makina ne lushnje

Sondazh

Poll