Sport

Mane filloi kontaktet me Al Nassr të Cristiano Ronaldos...

Bayern dëshiron të shesë Sadio Mane dhe sipas mediave arabe, Al Nassr i Cristiano Ronaldos ka hapur negociatat me senegalezin.

15 Korrik 2023, 15:23 Nga DOSJA

GJERMANI - Harry Kane është objektivi i madh i transferimeve të Bayern Munich në verë dhe për të mbledhur shumën që kërkon Tottenhami , vendosi të “sakrifikojë” Sadio Mane.

Sulmuesi senegalez, i cili shkoi në Munich verën e kaluar, e di se nëse është e nevojshme do të jetë një nga lojtarët e parë që do të largohet, prandaj tashmë ka nisur kontaktet me skuadrat.

Sipas mediave arabe, 31-vjeçari tashmë ka nisur negociatat me Al Nassr-in e Cristiano Ronaldos.

Mane filloi kontaktet me Al Nassr të Cristiano Ronaldos...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll