Sport

Neymar i rikthehet stërvitjes me top…

Lajm i mirë për sulmuesin brazilian, javën e ardhshme pritet të bashkohet me shokët

15 Korrik 2023, 14:13 Nga DOSJA
Neymar i rikthehet stërvitjes me top…

FRANCE - Pa luajtur që nga 19 shkurti për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë, të cilit iu nënshtrua një operacioni në mars, Neymar punoi dje me topin për herë të parë në fillimin e para-sezonit te PSG. 

Pas shumë dyshimeve për evoluimin e dëmtimit, ylli brazilian nuk tregoi asnjë kufizim në imazhet e shpërndara nga klubi. Edhe kështu kampionët e Francës do të vazhdojnë ta menaxhojnë situatën e lojtarit me shumë kujdes, për të shmangur probleme të mëtejshme. 

Sipas ‘Le Parisien’, Neymar do të përfshihet në stërvitjen kolektive javën e ardhshme dhe do të vazhdojë me skuadrën për turin në Japoni, më datë 22 më tej.

Trajneri Luis Enrique rrëfeu se ishte "ankth" për fillimin e sezonit dhe garantoi: "Ne duam që tifozët tanë dhe lojtarët të argëtohen duke përfaqësuar PSG".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll