Sport

Spanjolët sigurojnë se Bernardo Silva dëshiron Barcelonën dhe i kërkojnë klubit katalanas që të nxitojë...

Lojtari i kombëtares portugeze vazhdon me të ardhmen e pasigurt te Manchester City

15 Korrik 2023, 14:00 Nga DOSJA
Spanjolët sigurojnë se Bernardo Silva dëshiron Barcelonën

ANGLI - 'Mundo Deportivo' avancon, këtë të shtunë, se Bernardo Silva dëshiron të shkojë te Barcelona dhe, ndryshe nga sa ndodhi sezonet e fundit, i kërkon klubit katalanas të nxitojë, pasi mesfushori nuk ka ndërmend të presë deri në fund të merkatos së verës.

Sipas të njëjtit burim, ndërkombëtari portugez, i cili sezonin e kaluar fitoi Premier Ligën, Champions League dhe FA Cup me Manchester Cityn, është i vetëdijshëm për interesin e Barçës dhe ka 'bllokuar' propozimet, përkatësisht nga PSG dhe klubet nga Arabia Saudite, që janp në pritje, gjithmonë me dëshirën për të shkuar në Katalonjë në mendje.

Megjithatë, 80 milionë eurot që kërkojnë ‘Qytetarët’ mund të bëhen pengesë. 'Mundo Deportivo' referon se klubi anglez synon t'i marrë paratë menjëherë, por ‘Blaugranët’ preferojnë të garantojnë Bernardo Silvën në huazim për një sezon, me një klauzolë të detyrueshme blerjeje në fund të 2023/24, në mënyrë që të përpiqen të respektojnë me “fair play” financiar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll